Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot nis kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.
Në ndeshjen e parë, ”Dardanët” do të luajnë si mysafire e Zvicrës.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”St. Jakob-Park” në Bazel, më fillim nga ora 20:45.
Selektori i Kosovës, Franco Foda dhe ai i Zvicrës, Murat Yakin, tashmë kanë publikuar 11-shet startuese.
Gjyqtar kryrsor i kësaj përballje do të jetë polaku, Szymon Marciniak.
Nga minuta e parë për Kosovën është edhe prurja e re, Leon Avdullahu.