Një burrë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se pësoi lëndime në këmbë nga luga e ekskavatorit gjatë punimeve në shtëpinë e tij.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Spitalin rajonal Mitrovicë dhe sipas mjekut, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak se kishte pësuar lëndime pasi ishte goditë në këmbë nga luga e ekskavatorit gjatë punimeve te shtëpia e tij. Viktima është dërguar në Spitalin rajonal Mitrovicë dhe sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia. /Gazeta Enigma/