Bodibilderi goditet për vdekje me thikë pas një sherri me të dashurën

Bodibilderi goditet për vdekje me thikë pas një sherri me të dashurën

Valter de Vargas Aita, kampion i bodybuildingut dyshohet se u godit me thikë për vdekje gjatë një sherri të dhunshëm me të dashurën e tij, sipas autoriteteve lokale.

Ai ishte 41 vjeç, raporton TMZ. Incidenti fatal thuhet se ndodhi të dielën në Chapeco, një qytet në shtetin e Santa Catarina në Brazil.

Policia Civile e Chapeco tha se Aita dhe një grua me të cilën ai jetonte u përleshën fizikisht brenda apartamentit të tyre në rrugën Sete de Setembro … dhe gjatë përleshjes, Valter u godit me thikë në bark, shpinë, fytyrë dhe qafë.

Aita la gjurmë gjaku ndërsa përpiqej të arratisej, por për fat të keq, ai u gjet i vdekur në shkallët e ndërtesës. Hetuesit ndanë foto të vendit të ngjarjes së supozuar.

Zyrtarët thonë se gruaja 43-vjeçare në përleshje u godit gjithashtu me thikë dhe u dërgua në spital me lëndime kërcënuese për jetën. Nëse mbijeton, Policia Civile tha se ajo do të arrestohet për dyshime për vrasje.

Related Articles