Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka dhënë detaje për rastin e mbrëmshëm në Viti, ku një person ka goditur me veturë pesë persona në park.
I dyshuari është identifikuar si M.K.Sh., i lindur më 2004 dhe ishte duke vozitur veturën e tipit “Opel Insingne”, me tabela 06.
“Derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, devijon rrugën ku fillimisht godet disa karrige në park, dhe më pastaj godet pesë persona M.K.SH, të cilët kishin qenë duke qëndruar aty, me çka u shkakton lëndime trupore. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku pas hetimit fillestar, dyshohet se, i dyshuari i ka goditur viktimat”, tha Hashani për Gazetën Enigma.
I dyshuari dhe viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor fillimisht në emergjencën QKMF –Viti, e pastaj në Emergjencën rajonale në Gjilan, ku vazhdojnë të trajtohen.
Sipas raportit të mjekut, viktimat janë jashtë rrezikut për jetë,
Ndërkohë, njëri nga viktimat, i lënduar rëndë, është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.
Me vendim të Prokurorit të shtetit, i dyshuari është i ndaluar për 48 orë.
Hashani tha se rasti është duke u hetuar dhe se për momentin nuk dihen motivet.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të cilsohet “VRASJE RËNDË NË TENTATIVË”.