Kandidati i AAK-së për kryetarë të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka dhënë nga një vlerësim për tre kundërkandidatët e tij për Prishtinën.
Haradinaj ka thënë se kandidati i LDK-së, Përparim Rama mundet me qenë ekspert i mirë por Prishtinës i duhet një djalë ndryshe
Ai mundet me qenë një ekspert i mirë, pse jo mundet në të ardhmen me ardhë me më ndihmu në ekip, e di që ka qenë në angazhime edhe me kryetarin aktual. Unë nuk e njoh personalisht e njoh vetëm patë këtë aferën e Badovcit. Nëse Prishtina do diçka të tillë, le të vazhdon, unë mendoj se Prishtinës është ka trumbeton me ardhë një djalë ma ndryshe”
Sa i përket kandidatit të PDK-së, Uran Ismailit, ai tha se është përafërsisht i njëjtë me kandidatin aktual.
“Me Uranin kemi bashkëpunu në Parlament, e njoh si ministër, nuk e njoh në ekzekutiv shumë. E vlersoj si njeri, por tek kryetari i kryeqytetit me keqardhje mundem të them po është përafërsisht me kryetarin aktual”, tha ai në Blic Interview.
Haradinaj është pyetur edhe për kandidatin e VV-së, cili besohet që do të jetë Arben Vitia.
“Personalisht nuk e vlersoj hiq për kundërkandidat, por duke e ditë që Vetëvendosja është e fuqishme në Prishtinë. Asnjë gjë të mirë se ka ba si ministër. Deri në Marec nuk e ka asnjë autoambulancë. Nuk e vlersoj”, tha Haradinaj.