Zgjedhjet lokale 2025: Profilet e kandidatëve në garën për Ferizaj

Zgjedhjet lokale 2025: Profilet e kandidatëve në garën për Ferizaj

Në vjeshtë, qyetarët e Ferizajt do të dalin në dalin në kutitë e votimit për të zgjedhur udhëheqësin e tyre të ardhshëm.

Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt, është Visar Azemi.

Visari është inxhinier i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në fushën e Sistemeve Elektroenergjetike. Ai ka vazhduar më pas studimet postdiplomike në Univeristy of Maryland Global Campus, në drejtimin e Menaxhimit Ndërkombëtar Financiar. Visari shërbeu dhe si ligjerues në lëndët e Algjebras dhe Shkencave Kompjuterike për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpër baza të ndryshme ushtarake në botë.

Përgjatë dhjetë viteve të shkuara, Visar Azemi shërbeu si aktivist i shoqërisë civile, me angazhim të gjerë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, integrimin e tregut energjetik, ekonomisë qarkore dhe tranzicionit energjetik në gjithë Ballkanin Perëndimor. Së fundmi, ai shërbeu edhe si Drejtor Ekzekutiv i Balkan Green Foundation. Përgjatë kësaj kohe, ai ka qenë autor i një numri të madh studimesh e publikimesh mbi energjinë e qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

Tutje, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është kandidat për kryetar komune kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu.

Aliu ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe ka vijuar studimet master në Fakultetin Juridik në UP. Po ashtu, ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Aliu është njëri nga themeluesit e degës së PDK-së në Ferizaj. Anëtar i PDK-së që nga viti 2001, në legjislacionin 2007-2009 ka qenë Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, në mandatin legjislativ 2009 – 2013 është rizgjedhur Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Kurse, nga Lëvizja Vetëvendosje kandidat për kryetar komune është Enver Haliti.

Studimet bazike i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Ekonomik. Ndërsa, ato të nivelit Master i ka vijuar në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, drejtimi Menaxhment. Në vitin 1999 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, Zona Operative e Dukagjinit. Enver Haliti prej më shumë se 15 vitesh është aktiv në jetën politike, ku ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse partiake dhe në institucione publike lokale, ekzekutive dhe legjislative. Në vitin 2014 ka udhëhequr me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, pastaj Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Ferizaj, ndërsa në vitin 2016 është bërë pjesë e Asamblesë Komunale në Ferizaj. Haliti u bë pjesë e LVV-së në vitin 2017. Aktualisht, Enveri është Nënkryetar i parë i Qendrës së LVV-së në Ferizaj dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.

E nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kandidate për kryetarë të komunës është Xhemile Murati Shabani.

Shabani ka qenë pjesë  AAK-së që nga themelimi dhe aktualisht mbanë pozitën e drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Ferizajt./GazetaEnigma/

Related Articles