Kush janë kandidatët për kryetar komune në Drenas?

Kush janë kandidatët për kryetar komune në Drenas?

Qytetarët e Drenasit, së shpejti do të kenë mundësinë të zgjedhin udhëheqësin e tyre të ardhshëm.

Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryetar komune është Gazmend Heta.

Heta ka qenë për 10 vite drejtor i shkollës fillore “Halil Bajraktari”, ku ka udhëhequr me vizion dhe përkushtim për përmirësimin e cilësisë në arsim. Aktualisht, ai është profesor në shkollën e mesme “Fehmi Lladrovci”, ku vazhdon të japë kontribut në edukimin e gjeneratave të reja. Përveç karrierës në arsim, ai ka qenë aktiv edhe në fushën e sportit, duke qëndruar pranë të rinjve dhe duke mbështetur aktivitetet që zhvillojnë trupin dhe shpirtin garues.

Kurse, kësaj here nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kandidat është Petrit Hajdari.

Petrit Hajdari ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nga Partia Demokratike e Kosovës. Hajdari ka lindur dhe jeton në Drenas.

Tutje, kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në zgjedhjet e kaluara ka qenë i propozuar nga PDK, kurse në zgjedhjet e 2025 ai nuk u rizgjodh përsëri si kandidat – por, që Lladrovci do të kandidoj si kandidat nga subjekti i ri “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.

Shkollën fillore e kreu në fshatin Dritan (ish-Dobroshevc), shkollimin e vazhdoi në Drenas, ndërsau diplomua në Gjimnazin “Jeta e Re” të Therandës. Ka diplomuar në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2005 ka përfunduar kursin pasuniversitar “Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci“, në Akademinë Diplomatike Shqiptare, në Tiranë.

Në mars të vitit 2008, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndoqi studimet pasuniversitare dhe mori titullin master, me temën: “Trajtat dhe organizimi i shoqërive të kapitalit në Kosovë“.

Nga viti 2013 ka ndjekur studimet e doktoranturës në Fakultetin Juridiktë Universitetit të Prishtinës.

Ramiz Lladrovci është një prej themeluesve të strukturave të para të rezistencës së armatosur, më vonë, bashkëthemelues i UÇK-së dhe pjesëtar i saj deri në përfundim të luftës. Ka dhënë kontribut të shquar në masivizimin dhe mobilizimin e UÇK-së në Kosovë dhe në Perëndim.

Është një nga figurat kyçe të Lëvizjes Popullore të Kosovës, ka qenë njëri ndër katër pushkët e aksioneve të para të UÇK-së. I burgosur politik nga regjimi i Serbisë në vitet 1986, 1988, 1992, 1993.

Nga Dhjetori 2016: Kryetar i Komunës së Drenasit, nga Prilli 2016: Ambasador, fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë. Paraprakisht, nga korriku 2014: I Ngarkuar me Punë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë. 2010 – 2014: Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, legjislatura IV, Partia Demokratike e Kosovës. 2010: Anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës. Themelues dhe anëtar i Kryesisë së Partisë së Progresit Demokratik të Kosovës (sot PDK), që nga viti 1999. Mars 2006– Janar 2008: Shef i Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Agim Çeku.Dhjetor 2005 – Shkurt 2008: Anëtar i Grupit të Ekspertëve për Fushën e Ekonomisë dhe Financave i Ekipit Negociator të Kosovës. Tetor 2003 – Dhjetor 2008: Sekretar organizativ i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Mars 2001 – Maj 2003: Shef i Shërbimeve mbështetëse dhe Shef i Kabinetit të Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së. Shtator 1999 – Mars 2001: Zëvendëskomandant i Gardës së Kosovës dhe Grupit për Reagime të Shpejta (GGRSH), (GRRG) dhe përgjegjës për bashkëpunim me KFOR-in, Brigada Shumëkombëshe Qendër (BSHKQ). Dhjetor 1999 – Maj 2003: Oficer i Ndërlidhjes në mes të TMK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kurse, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidate për kryetar komune është Egzona Tërdevci.

Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në Banka, Financa dhe
Kontabilitet, dhe aktualisht ndjek studimet për master në të njëjtin drejtim.
Egzona ka përvojë pune prej pesë vitesh në sektorin privat, në financa dhe prokurim, duke zhvilluar
aftësi menaxheriale dhe analitike. Ajo ka shërbyer si Asistente në kabinetin e Zëvendësministrit në
Ministrinë e Ekonomisë, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërmarrësisë, më pas si Asistente në
Komisionin Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe aktualisht është Këshilltare Politike
Profesionale në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në politikë, Egzona është anëtare aktive e LVV-së prej disa vitesh. Ajo ka shërbyer si anëtare e kryesisë së Qendrës në Drenas dhe ka drejtuar sekretariatin për emancipim politik. Nga shtatori i 2022, është kryetare e Qendrës së Lëvizjes në Drenas. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, u zgjodh Këshilltare Komunale dhe aktualisht është Kryesuese e Grupit të Asamblistëve të LVV-së në Drenas.

E nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kandidat për kryetar komune është Beqir Kiqina.

Kiqina ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin Filozofik, departamenti i Historisë. Ka qenë këshilltar komunal në Drenas, si dhe është profesor i Historisë në shkollën “Fehmi Lladrovci”./GazetaEnigma/

Related Articles