Miftaraj: Presidentja nuk mund të mbrohet duke sulmuar median

Miftaraj: Presidentja nuk mund të mbrohet duke sulmuar median

Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës (IKD), ka reaguar pas kritikave të ashpra që presidentja Osmani ia bëri mediave.

E gjithë kjo erdhi pasi një kameraman u arrestua, teksa po xhironte në shkollën ku vijojnë mësimin vajzat e presidentes Osmani.

Miftaraj tha se media “nuk përndjek askënd”. 

“Media e ndjek lajmin që është interes publik. Presidenti dhe familja e tij/saj janë interes publik. Një politikan dhe familja e saj që ruhet 24 orë nga policë të specializuar dhe profesionistë nuk mund të paraqitet viktimë”, shkroi Miftaraj në një postim.

Miftaraj tha se një presidente që shfrytëzon të gjitha privilegjet shtetërore  që ia garanton pozita zyrtare, “nuk mund të mbrohet duke sulmuar median”.

“I keni degraduar funksionet që I mbani dhe institucionet publike që udhëhiqni deri në atë masë sa nuk e dimë a është institucioni i Presidentit të Republikës së Kosovës apo një çerdhe e fëmijëve”, u shpreh në fund Miftaraj.

Related Articles