Sot 24 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, bëhen homazhe në Kosovë

Sot 24 vjet nga sulmet e 11 shtatorit, bëhen homazhe në Kosovë

Sot bëhen 24 vjet që nga sulmet më të tmerrshme terroriste që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 11 shtator të vitit 2001.

Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania.

Përgjegjës për sulmin ishte organizata terroriste Al Qaeda, e cila vepronte kryesisht në Afganistan.

Pas këtij sulmi, SHBA-të dhe aleatët e saj, sulmuan trupat terroriste Al Qaedas në Afganistan, për t’i dhënë botës një jetë më të sigurt, ndërsa pas disa viteve, trupat amerikane vranë edhe liderin terrorist Bin Laden, i cili ishte strehuar në Pakistan me familjen e tij.

Në 24-vjetorin e kësaj ngjarje, sot edhe Kosova e kujton këtë ditë të kobshme për SHBA-të dhe gjithë demokracinë botërore.

Related Articles