Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, mund të largohet këtë verë nga La Liga dhe të kalojë në Serie A, pasi Lazio ka shprehur interesim për të.
Sociedadi po konsideron një shitje për ish-anësorin e Manchester Unitedit përpara sezonit 2021/22, pasi ai ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin bask
Sipas raporteve nga Mundo Deportivo, trajneri i ri i Lazios, Maurizio Sarri, po synon të rrisë opsionet e tij në krahët e sulmit dhe Januzaj është njëri nga të pëlqyerit e tij dhe drejtorit sportiv Igli Tare.
Lazio interesohej për Jose Callejon të Fiorentinës, por klubi Viola thuhet se kërkon 4 milionë euro për 34-vjeçarin dhe Lazio është gati të paguajë vetëm 2 milionë për veteranin spanjoll.
Vështirësia e arritjes së marrëveshjes për Callejon ka hapur mundësinë e Januzajt si një alternativë, por Sociedadi do të duhet të ulë ndjeshëm çmimin e tij prej 10 milionë euro për reprezentuesin belg.
Baskët tashmë kanë rreshtuar yllin kroat Josip Brekalo si një zëvendësues të mundshëm të Januzajt, dhe djaloshi nga Istogu lehtë mund të transferohet te Lazio.