Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident i ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai theksoi se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, dhe se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.