Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot do të mbajë tubimin hapës të fushatës së tij “Koha për Prishtinën”.
Ngjarja do të nisë nga ora 19:00 në Sheshin “Skënderbeu”.
Në këtë tubim, Ismaili do të shpalosë programin e tij zgjedhor dhe pesë zgjidhjet kryesore për një Prishtinë funksionale dhe të jetueshme, duke prezantuar gjithashtu edhe ekipin e asambleistëve me të cilët synon të qeverisë kryeqytetin në katër vitet e ardhshme.
Ai ka paralajmëruar se për secilën lagje të Prishtinës do të ketë plane dhe buxhet të dedikuar, të cilat do t’u përgjigjen drejtpërdrejt problemeve specifike të banorëve.