Nisma hap fushatën, Limaj: Ta doni vendlindjen tuaj, të punoni fort

Nisma hap fushatën, Limaj: Ta doni vendlindjen tuaj, të punoni fort

Nisma Socialdemokrate hapi fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kryetari Fatmir Limaj i uroi të gjithë për fillimin e këtij rrugëtimi. Ai, kandidatëve për kryetarë të komunave nga radhët e Nismës, si dhe asamblistëve, iu tha se do të jenë zëri i qytetarëve, dhe se duhet të punojnë shumë.

“Fokusimi dhe përkushtimi ynë në bazë, në bërthamë, përcakton dhe tregon, përcaktimin tonë se sa e duam vendlindjen tonë, aty ku jemi rritur, aty ku jemi formuar, aty ku rrisim fëmijët tanë, nipërit dhe mbesat tona. Kjo është qasja ndaj atdheut, qasja ndaj komunës, qasja ndaj vendlindjes. Ta doni dhe ta vlerësoni shumë vendlindjen tuaj, të punoni fort”, u shpreh Limaj.

Para mbështetësve të Nismës, Limaj po ashtu prezantoi edhe një herë kandidatët për kryetarë të komunave, dhe listën e bartësve në komunat e Kosovës që do të drejtojnë fushatën elektorale të partisë.

Nisma në zgjedhjet e 12 tetorit do të garojë me afër 400 kandidatë për Asamble dhe 6 kandidatë për kryetarë komunash.

Related Articles