Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, zyrtarisht ka hapur fushatën elektorale, ku shpalosi vizionin e tij për zhvillimin e qytetit.
Para simpatizantëve të PDK-së, familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe qytetarëve të pranishëm, Buja kujtoi rrugëtimin e tij politik dhe çlirimin e vendit, duke theksuar edhe periudhat kur ka udhëhequr Lipjanin.
Ai tha se gjatë qeverisjes së tij ishin investuar mbi 62 milionë euro në komunë, por sipas tij, shumë punë kanë mbetur të papërfunduara.