Distria Krasniqi ka siguruar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, e pas fitores së saj ka reaguar trajneri Driton Kuka.
Kuka ka postuar një fotografi nga Lojërat Olimpike në mbishkrimin e së cilës ka shkruar:
“Kampione Olimpike!
Disi krenaria Kombit!
Xhudo për popullin Shqiptar kudo anembanë Botës!”.
Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.
Pas Fitores Distria ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.
“Po ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur. Është medalje për vendin, për familjen, për gjithë ata që më kanë mbështetur. Ka qenë një luftë shumë e vështirë kundër japonezes, sepse Japonia e ka xhudon më të mirë në botë. “Është fillimi, jam ende e re, pretendoi të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada, do të vazhdoj të punoj”, është shprehur ajo