Distria Krasniqi rrëmben të Artën në “Tokio 2020”

Distria Krasniqi rrëmben të Artën në “Tokio 2020”

Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki, kështu duke i siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020″, shkruan Gazeta “Enigma”.

Distria Krasniqi fitoi gjysmëfinalen me rezultat 1-0, përballë mongolezes Munkhbat Urantsetseg.

Në çerekfinale ajo arriti fitoren për më pak se 20 sekonda me një hedhje mjeshtërore, me rezultat 10-0 përballës xhudistes nga Taipei Kinez, Chen-Hao Lin.

Kurse raundin e dytë, xhudistja jonë, mundi me ippon brazilianen Gabriela Chibana.

Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në Rio 2016.

Majlinda dhe sportistët tjerë do të garojnë ditëve në vijim, çka do të thotë se Kosova ka shanse të kthehet nga Tokio edhe me të tjera medalje Olimpike./Gazeta Enigma/.

Related Articles