Abdixhiku në Artanë: Bajrush Ymeri është gati të punojë ditë e natë për t’ua dhënë qytetarëve dinjitetin

Abdixhiku në Artanë: Bajrush Ymeri është gati të punojë ditë e natë për t’ua dhënë qytetarëve dinjitetin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sonte ishte në Artanë, për të mbështetur kandidatin Bajrush Ymeri.

Abdixhiku tha se Bajrush Ymeri është “njeriu i Artanës”.

“Ai është biri i këtij vendi, që e njeh më mirë se kushdo çdo lagje, çdo rrugë, çdo fshat. Ai nuk vjen me premtime boshe. Ai vjen me përvojë, me përkushtim, me ndershmëri. Ai është gati të punojë ditë e natë për t’ua dhënë qytetarëve të Artanës dinjitetin, për t’ua mbajtur shpresën, për ta bërë Artanën një vend me plot zhvillim”, shkroi Abdixhiku.

“Por Bajrushi nuk është vetëm. Sepse përveç kryetarit, një komunë e fortë ka nevojë për një asamble të fortë. Dhe ne kemi sjellë sot edhe listën tonë për Kuvendin Komunal të Artanës. Janë burra e gra të ndershëm, profesionistë, njerëz që nuk e shohin politikën si privilegj, por si shërbim”, u shpreh tutje i pari i LDK-së.

“Le të vazhdojmë drejt fitores së 12 tetorit edhe në Artanë”, tha krejt në fund Abdixhiku.

Related Articles