Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do ta nisë sot dëshminë e tij para Gjykatës Speciale, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, raporton Gazeta Enigma.
Seanca do të fillojë në orën 9:00, përmes transmetimit me 45 minuta vonesë.
Mesin e shumë njerëzve që kanë shkuar në Hagë për këtë dëshmi edhe vëllezërit e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, pritet të marrin pjesë.
Edhe djali i Kadri Veselit është parë para Gjykatës Speciale.
Hasani bashkë me vëllezërit e Thaçit do ta ndjekin dëshminë e Rubin-it nga galeria e publikut që ndodhet brenda objektit të Gjykatës Speciale.