James Rubin, njëri nga njerëzit më të afërt të Madeline Albright e Bill Klinton, ka filluar dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës.
Rubin kujtoi kohën kur erdhi në Kosovë për herë të parë. Kjo sipas tij ndodhi gjatë kohës së luftës në Kroaci dhe në Sarajevë, me ç’rast ai theksoi se ishin “të vetëdijshëm që konflikte të tilla mund të shtriheshin përtej”, tha se ka vizituar Kosovën dhe është takuar “një apo dy herë” me ish-Presidentin Ibrahim Rugova.
“Kam vizituar në periudhë 1991, 1992, 1993, përpara luftës Kroaci-Serbi, dhe më pas kam vizituar Sarajevën gjatë sulmeve poashtu dhe gjatë luftës në Bosnje. Kam qenë në disa qytete dhe poashtu në fund fare kam shoqëruar senatorin Biden në pranverën e vitit 1993″, theksoi ai.
“Gjatë luftërave në atë kohë në Kroaci, Serbi, Bosnje, këto kanë qenë fokuset, vendet përkatëse. Duke qenë të vetëdijshëm që konfliktet e tilla mund të shtriheshin më tej ne e kuptuam që ajo që po ndodhte në Kosovë ishte e rëndësishme. E kam vizituar Prishtinë 2-3 herë, jam takuar një herë apo dy herë me Rugovën”, tha Rubin.