Rubin: Ata që kërkonin Pavarësinë e Kosovës, donin gjithçka, ne mundoheshi ta gjenim mesin e artë

Rubin: Ata që kërkonin Pavarësinë e Kosovës, donin gjithçka, ne mundoheshi ta gjenim mesin e artë

James Rubin, njëri nga njerëzit më të afërt të Madeline Albright e Bill Klinton, ka filluar dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës, raporton Gazeta Enigma.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë ai theksoi se arritja e marrëveshjes së paqes në Kosovë, ishte shumë e vështirë.

Ai u shpreh se donin të kishin botën në anën e tyre, që të bindnin Serbinë për të arritur paqen.

“Të kishim gjithë botën në anën tonë, që ta mbushnim mendjen serbe që të arrihet marrëveshja e paqes”, u shpreh ai.

Tutje ai shtoi se “Personat që kërkonin Pavarësinë e Kosovës, ishin maksimalist, donin gjithçka, ne mundoheshim të gjenim një të mesme të artë”, tha ai.

Ndër të tjera, James Rubin u shpreh se amerikanët u përpoqën të nxirrnin një mes të mirë për të gjithë.

Sipas tij kishte persona që donin gjithçka, si dhe njerëz “më praktik”, siç sipas tij ishte Thaçi. / Gazeta Enigma.

Related Articles