Al Nassr ofron 130 milionë euro për Phil Foden

Al Nassr ofron 130 milionë euro për Phil Foden

Klubi saudit Al-Nassr ka bërë një ofertë marramendëse prej 130 milionë euro për yllin e Manchester Cityt Phil Foden, duke synuar të sjellë një tjetër emër të madh nga Liga Premier në Saudi Pro League.

Sipas mediave spanjolle, më saktësisht “Fichajes”, City ka marrë ofertën zyrtare, por Pep Guardiola e konsideron 25-vjeçarin si pjesë thelbësore të projektit dhe nuk është i gatshëm ta lërë të largohet, pavarësisht shifrës së lartë që do të ndihmonte ndjeshëm klubin në aspektin financiar dhe rregullat e PSR-së.

Foden pati një sezon të shkëlqyer në 2023/24, kur ishte lojtari kryesor në fitimin e titullit, por forma e tij ka rënë që prej asaj kohe. Megjithatë, Guardiola dhe drejtuesit e klubit besojnë se ylli anglez do të rikthehet sërish në nivelin më të lartë këtë sezon.

Nga ana tjetër, Al-Nassr po vijon fushatën për të afruar një emër të madh nga kampionati anglez. Më herët, sauditët provuan me Marc Cucurella, ndërsa emra si Luis Diaz, Joao Felix dhe Bruno Fernandes kanë qenë gjithashtu në listë. Deri tani, vetëm Felix ka pranuar kalimin në kampionatin saudit.

Megjithatë, në rastin e Foden, jo vetëm që City nuk dëshiron ta shesë, por edhe vetë lojtari nuk shihet i gatshëm të pranojë një transferim në Arabinë Saudite në këtë fazë të karrierës së tij.

Related Articles