Këtë të hënë Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Sllovenisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ndeshje mes Kosovës dhe Sllovenisë zhvillohet më 10 tetor në “Fadil Vokrri” dhe i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Biletat për tribunat në veri e në jug kushtojnë 10 euro. Për tribunën lindore, biletat kanë çmim prej 20 euro, ndërsa për tribunën perëndimore prej 30 euro. Biletat për zonën VIP kushtojnë 100 euro.