Maliqi tallet me VV-në: Shqipëria krijoi “Diellën”, këta tanët kanë me e shpikë “Botovićin”

Maliqi tallet me VV-në: Shqipëria krijoi “Diellën”, këta tanët kanë me e shpikë “Botovićin”

Politologu Agon Maliqi kosovar sot ka reaguar lidhur me krijimin e ministres “Diella” përmes intelegjencës artificiale në Shqipëri, raporton Gazeta Enigma.

Duke e ofruar këtë fakt ai është tallur me partinë në pushtet, LVV-në.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria e Kosovës do të shpik “Botovićin” për të zgjidhur problemin me pakicën serbe.

“Shqipëria e krijoi si ministre Diellën për me e përmirësu qeverisjen përmes inteligjencës artificiale. Këta tanët ka gjasa në këtë formë kanë me këqyrë me e zgjidhë problemin e pakicës serbe, duke e shpikur Botovićin, përfaqësuesin serb të dizajnuar sipas qejfit tonë. E bëjmë edhe gjykatës në kushtetuese, edhe ministër, edhe kryetar partie me 10 deputetë. Botovići psh. mund të programohet për me e çmontu Ahtisaarin, me u përkulë para Lidhjes së Prizenit edhe me dëshmu para faktorit ndërkombëtar se sa entuziast është për shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles