Betohet kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet kabineti qeveritar “Rama 4”

Të premten janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Presidenti Begaj lexoi dekretin dhe formulën e betimit, teksa ministrat një nga një u betuan me dorë në Kushtetutën e Shqipërisë, raporton A2 CNN.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi, ndonëse pa debat programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Për herë të parë në këtë mandat, në kabinetin qeveritar Rama do të jetë dhe një ministre digjitale, e quajtur “Diella”.

Kabineti ministror pritet të mblidhet në kryeministri për takimin e parë qeveritar, menjëherë pas betimit përpara kreut të shtetit, Presidenti Bajram Begaj.

Ceremonia, ministrat e Qeverisë “Rama 4” betohen para
Ceremonia, ministrat e Qeverisë “Rama 4” betohen para

Related Articles