Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin “Shpëtimi i jetës në fushëbetejë” për herë të parë në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë, duke iu përmbajtur standardeve më të larta profesionale, standarde të cilat bazohen edhe shtetet anëtare të NATO-së, raporton Gazeta Enigma.
“Trajnimi është fokusuar në pjesën teorike dhe praktike, duke realizuar temat si: Fazat e kujdesit Taktik në fushëbetejë apo të të lënduarve; Zhvendosja taktike e viktimës; Ndalimi i gjakderdhjeve masive; Hapja dhe lirimi i rrugëve të frymëmarrjes dhe tema tjera me rëndësi për të shpëtuar jetë në gjendje lufte po edhe në operacione tjera humanitare”, thuhet tutje në njoftim.