KFOR-i e shpall zonën operacionale të KEK-ut zonë të ndaluar për fluturime

KFOR-i e shpall zonën operacionale të KEK-ut zonë të ndaluar për fluturime

Të premten Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se KFOR-it ka të shpallur zonën operacionale të KEK-ut si Zonë të Ndaluar për Fluturime, raporton Gazeta Enigma.

“Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj infrastrukture, institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë i kanë kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes së saj. Në këtë drejtim, KEK ka pranuar sot vendimin zyrtar të KFOR-it, me Ref. Nr. BKPR:0736/25, përmes të cilit zona operacionale e KEK-ut është shpallur Zonë e Ndaluar për Fluturime (‘No Flight Zone’), me theks të veçantë në sistemet ajrore pa pilot (dronë). Ky vendim ka hyrë në fuqi më datë 01.09.2025”, tha KEK-u në njoftimin për media.

Aty u tha se në bazë të ligjit në fjalë, objektet dhe asetet e KEK-ut kategorizohen si pjesë e infrastrukturës kritike të Kosovës.

“Kjo infrastrukturë përfaqëson themelin e furnizimit me energji elektrike për të gjithë qytetarët dhe ekonominë e vendit, duke e bërë atë një produkt thelbësor dhe të pazëvendësueshëm për jetën e përditshme dhe zhvillimin kombëtar”

“Ky hap përfaqëson një dëshmi të qartë të angazhimit të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të mbështetur sistemin e sigurisë së infrastrukturës energjetike të Kosovës, si një nga shtyllat kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes. KEK sh.a. shpreh mirënjohjen e thellë për rolin e KFOR-it në kontributin ndaj sigurisë së objekteve të saj”, u tha në njoftimin e KEK-ut.

Related Articles