Klinë: Një person goditet me plumb qorr në kokë, Policia jep detaje

Klinë: Një person goditet me plumb qorr në kokë, Policia jep detaje

Një person dyshohet se është goditur në kokë me një plumb qorr, teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së axhës së tij në Pogragjë të Klinës, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas Policisë rasti raportohet të ketë ndodhur të premten në mbrëmje, ku viktima fillimisht është dërguar në QMF Klinë e pastaj në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm..

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke qëndruar në oborrin e axhës se tij, është goditur në kokë nga një plumb qorr. Viktima, është dërguar fillimisht në QMF Klinë e me pastaj në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles