Plazhet në Shëngjin e Durrës plot me pushues, shumica nga Kosova

Plazhet në Shëngjin e Durrës plot me pushues, shumica nga Kosova

Ditët e ngrohta me diell kanë bërë që Shëngjini të vijojë të frekuentohet nga pushuesit edhe në vjeshtë. Janë të shumtë ata që zgjedhin të pushojnë në këtë periudhë pasi është më qetë.

Operatorët turistikë thonë se numri i vizitorëve është më i lartë se viti që shkoi.

“Ka pasur një qëndrueshmëri të klientelës madje edhe në rritje krahasuar me vitet e tjera. Sezoni ka filluar pak më herët, që në muajin maj, po vazhdon edhe këto ditë të shtatorit me perspektivë për vazhduar edhe në ditët e para të tetorit. Pasi parashikohet që të jetë mot i mirë dhe premtues për të vazhduar turizmin bregdetar”, tha Vitor Maluta, operator turistik.

Më besnikët e këtij bregdeti janë shqiptarët e Kosovës

“Kanë qenë kryesisht turistë të Kosovës, të cilët janë m,e vendbanim në Kosovë, apo po banim në shtete të tjera si Zvicra, Gjermania, Italia apo edhe vendet nordike. Po ashtu kemi pasur edhe turistë të tjerë nga Polonia, Çekia edhe nga Anglia. Ka pasur një gjithpërfshirje të turizmit nga e gjithë Europa”, shtoi Vitor Maluta.

E njëjtë është situata edhe në bregdetin e Durrësit. Edhe në këtë fundjavë të tretë të shtatorit shumë qytetarë iu drejtuan bregdetit duke shfrytëzuar motin me diell. Operatorët turistikë në Durrës thonë se ka prenotime edhe për muajin tetor kur hotelet janë thuajse plotë. / Klan News

Related Articles