Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot vizitoi klubin e futbollit “2 Korriku”, për të cilin tha se është shembulli më i mirë i punës, përkushtimit e i potencialit “që nuk është shfrytëzuar kurrë mjaftueshëm”.
“Prandaj, me kompetencë të plotë, në vizitën time i sigurova drejtuesit e futbollistët e rinjë se do t`a rrisim kujdesin ndaj klubeve sportive dhe do t`i shtojmë investimet në infrastrukturë si në qytet ashtu edhe në fshat”, shkroi Ismaili në një postim.