Njohja e Palestinës nga tri shtete të mëdha, reagon Netanyahu

Njohja e Palestinës nga tri shtete të mëdha, reagon Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ndaj vendimit të Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë, për ta njohur zyrtarisht Palestinën shtet.

Netanyahu deklaroi se “nuk do të ketë shtet palestinez”.

“Kam një mesazh të qartë për ata udhëheqës që njohin një shtet palestinez pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit: ju po i jepni një çmim të madh terrorit”, tha Netanyahu në një deklaratë.

Ai theksoi se pavarësisht presionit të madh, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtar, ai ka penguar krijimin e asaj që e quajti një “shtet terrorist” për vite me radhë.

“Ne e bëmë këtë me vendosmëri dhe me mençuri diplomatike. Aq më tepër, ne kemi dyfishuar vendbanimet hebraike në Jude dhe Samari – dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha ai, duke përdorur termin që zakonisht përdoret në Izrael për t’iu referuar Bregut Perëndimor të pushtuar.

“Përgjigja ndaj përpjekjes së fundit për të na imponuar një shtet terrorist në zemër të tokës sonë do të jepet pas kthimit tim nga Shtetet e Bashkuara. Prisni”, shtoi Netanyahu.

Related Articles