Humbja nga Drita – Prishtina e Re largon trajnerin Elon Berisha

Humbja nga Drita – Prishtina e Re largon trajnerin Elon Berisha

Elon Berisha nuk është më trajner i Prishtinës së Re, pasi është larguar nga klubi pas pesë ndeshjeve në Superligë.

Një nga trajnerët e rinj më perspektiv në vend ka mbetur i lirë, pasi humbja nga kampioni në fuqi Drita 2-1 i ka kushtuar me vend pune.

Pas pesë ndeshjeve në Superligë, Prishtina e Re ka arkëtuar gjashtë pikë, duke marrë dy fitore 0-4 ndaj Malishevës dhe 1-0 ndaj Llapit, teksa është mposhtur nga Ferizaj (0-1), Drenica (1-0) dhe së fundmi Drita 2-1.

Berisha ka disa vite që është në krye të Prishtinës së Re, duke e udhëhequr këtë skuadër nga Liga e Dytë drejt Superligës dhe përkundër shkarkimit, e ardhmja e tij duket e ndritur.

Prishtina e Re tanimë pritet të gjej një trajner të ri, derisa ndeshja e radhës për ta është derbi lokal ndaj Prishtinës. 

Related Articles