Enver Petrovci do varroset nesër, në Prishtinë

Enver Petrovci do varroset nesër, në Prishtinë

Aktori i njohur, Enver Petrovci, vdiq sot në moshën 71-vjeçare.

Ceremonia e varrimit të tij, do të mbahet nesër me fillim nga ora 17:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Në njoftimin e Teatrit Kombëtar, bëhet e ditur se homazhet për Petrovcin bëhen nga ora 13:30 – 15:30.

Kurse, mbledhja komemorative bëhet me fillim nga ora 15:30.

Njoftimi i plotë nga Teatri Kombëtar:

Nën përkujdesjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakultetit të Arteve dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, në nderim të jetës dhe veprës së aktorit dhe profesorit të nderuar, Enver Petrovci, nesër, më datë 23.09.2025, organizohen aktivitetet si në vijim në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Prishtinë:

– Homazhe: nga ora 13:30 – 15:30.

– Mbledhja komemorative: në ora 15:30

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 17:00, në Varrezat e Qytetit – Prishtinë.

Related Articles