KF Prishtina e Re njofton opinionin sportiv dhe të gjithë mbështetësit e saj se, pas një vendimi të përbashkët të Bordit të klubit dhe me marrëveshje të plotë me kryetrajnerin Elon Berisha, është vendosur për ndryshime në stafin teknik.
Përmes një postimi në Facebook ata kanë njoftuar se detyrëne kryetrajnerit do ta ushtrojë Shpëtim Babaj.
“Detyrën e kryetrajnerit do ta ushtrojë Shpëtim Babaj, deri në një vendim tjetër, i cili deri më tani ka qenë në pozicionin e Drejtorit Sportiv pranë KF Prishtina e Re. Klubi i uron shumë suksese në këtë sfidë të re, duke besuar se përvoja dhe përkushtimi i tij do të kontribuojnë në vazhdimësinë e projektit tonë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndërsa Elon Berisha do të vazhdojë të jetë pjesë e KF Prishtina e Re me një detyrë tjetër.
“Ndërkohë, Elon Berisha do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit tonë, tashmë në një detyrë tjetër tek KF Prishtina e Re. Raportet tona me trajnerin Berisha janë të veçanta, duke qenë se kemi një rrugëtim të përbashkët dhe bashkëpunim mbi 3-vjeçar”.
“KF Prishtina e Re i shpreh mirënjohjen më të sinqertë trajnerit Elon Berisha për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës”, thuhet në njoftimin e KF Prishtina e Re.