Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën një 26-vjeçar

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën një 26-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, 22 shtator, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, në fshatin Pjezë të Durrësit.

Rreth orës 23:55, një automjet tip Volkswagen me drejtues F. R., 19 vjeç, u përplas me një automjet tip Ford, me drejtues G. K., 26 vjeç, raporton A2cnn.

Si pasojë, G. K. humbi jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i Volkswagen-it, F. R., u transportua në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

Related Articles