Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasroui, nuk ishte aspak i kënaqur me humbjen e të birit të tij në garën për Topin e Artë 2025.
Pasi mësoi se Ousmane Dembele ishte fituesi, Nasroui u ndal shpejt në zonën e gazetarëve spanjollë për të lënë një deklaratë: “Viti tjetër është i yni”.
Por më vonë, ndërsa minutat kalonin, zemërimi i tij u rrit dhe e shprehu hapur në një video-telefonatë me mediumin El Chiringuito.
“Mendoj se është më e keqja… Nuk do të them grabitje, por dëm moral ndaj një qenieje njerëzore”, filloi ai ankesën e tij.
Dhe ai vazhdoi të mbronte arsyet pse beson se sulmuesi i Barcelonës duhet të ishte larguar nga gala mbrëmja me Topin e Artë në duar.
“Mendoj se Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë tani, me një diferencë të madhe. Jo sepse është djali im, por sepse është lojtari më i mirë në botë. Mendoj se nuk ka rivalë”.
“Lamine është Lamine Yamal, duhet të themi se diçka shumë e çuditshme ka ndodhur këtu “, shtoi ai, përpara se të bënte të njëjtin premtim që kishte bërë edhe kur u largua nga ceremonia: “Vitin tjetër Topi i Artë do të jetë spanjoll”.