Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është arrestuar një person me iniciale Rr.M., pasi i njëjti dyshohet që në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ndihmë në detyrim”, duke ndihmuar personat e arrestuar dy ditë më parë në operacionin në Vushtrri, në kryerjen e veprës penale.
I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë.
“Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin”, thuhet në njoftim.
Në një komunikatë të përbashkët dy ditë më parë nga Policia dhe Prokuroria, bëhet e ditur se personat e arrestuar dyshohen për veprat penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Detyrim, Kanosje, Lëndim i rëndë trupor.