Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka komentuar punësimet që ndodhën sot në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka emëruarmotrën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, Suljota Aliu si anëtare e Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.
Lidhur me këtë, Zogaj përmes një shkrimi në Facebook i ka quajtur ‘banditë’, duke thënë se ‘banditët që qeverisën 13 vjet shtetit, këta po e vazhdojnë’.
“Familja, prona, shteti. Motra e ministrit, dmth nje banditi, Aliu, punesohet tek nje bandit tjeter Vitia qe ka qellu te jete minister. Keso banditash ishin ata qe qeverisen 13 vjet shtetin, keta po e vazhdojne. Nderkohe, nje dite, Albini, pa pike turpi tha qe “nga 14 Shkurti gjithcka ka ndryshu ne qeverisje.” E vertete qe ka ndryshu, po largohen familjaret e atyre paraprakeve, e po i marrin te vetet. Cfare maskarade”, shkroi Zogaj./Gazeta Enigma/