Në kuadër të vizitës së saj në New York, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, raporton Gazeta “Enigma”.
Presidentja Osmani përmes një postimi në Facebook theksoi se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian mbetet një nga prioritetet kryesore të agjendës shtetërore.
Tutje ajo ritheksoi kërkesën për heqjen e masave që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të dëmshme për të gjithë qytetarët.
“Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim”, ka shkruar Osmani.
“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon”, tha Osmani.