Tri raste të dhunës në familje në Prishtinë për 24 orë

Tri raste të dhunës në familje në Prishtinë për 24 orë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Enigma.

Po ashtu, në raport shtohet edhe se si shkak i këtyre rasteve ka pasur disa të arrestuar, nga të cilët tre janë dërguar në mbajtje, kurse një është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 24.09.2025 – 17:00-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë  24.09.2025 – 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur me bashkëshorten e tij. I dyshuari dhe viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 24.09.2025 – 08:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë 24.09.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Related Articles