Protesta masive në New York kundër Netanyahut, shkak fjalimi në OKB

Protesta masive në New York kundër Netanyahut, shkak fjalimi në OKB

Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po mbante fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, rrugët e New Yorkut u mbushën me protesta masive pro-palestineze.

Protestuesit akuzuan Izraelin për vrasjen e mijëra civilëve në Rripin e Gazës, duke mbajtur pankarta me mbishkrime si: “Djalli është këtu”, “Hiqni rrethimin”, “Gaza do të jetë e lirë” dhe “Arrestoni Netanyahun”. Gjatë marshimit, ata brohorisnin vazhdimisht: “Gaza e lirë, Palestina e lirë”.

Grupi protestues gjithashtu i bëri thirrje ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të mos mbështesë më Netanyahun dhe veprimet e tij.

Ndërkohë, brenda sallës së OKB-së, disa diplomatë u larguan në shenjë proteste teksa Netanyahu nisi fjalimin e tij. Ai mohoi akuzat për gjenocid në Gaza dhe mbrojti veprimet ushtarake të Izraelit, duke i quajtur ato “legjitime”.

Fjalimi i Netanyahut u shoqërua me fishkëllima dhe reagime të ashpra nga të pranishmit.

Related Articles