Kryetari i Gjilanit dhe kandidat për një mandat tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka zhvilluar takime me qytetarët në dy prej lagjeve kryesore të qytetit, “Rruga e Prishtinës” dhe “Kodra e Dëshmorëve I”.
Gjatë takimeve, Hyseni ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe ka prezantuar vizionin e tij për katër vitet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e projekteve të mëdha që do të sjellin zhvillim dhe përmirësim të infrastrukturës dhe shërbimeve për qytetarët.
“Energjia e qytetarëve është fuqia jonë më e madhe. ”, ka shkruar Hyseni.
Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.
“Faleminderit secilit prej jush që jeni pjesë e këtij udhëtimi. Bashkë për fitoren tonë, për Gjilanin.”, ka shkruar ai.