Aksident në magjistralen Ferizaj–Gjilan, përfshihet një veturë policie

Aksident në magjistralen Ferizaj–Gjilan, përfshihet një veturë policie

Një aksident trafiku ka ndodhur ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Ferizaj‑Gjilan, në fshatin Sojevë.

Lajmin për Gazetën Enigma e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira: – një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore. Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Veseli.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila po trajton rastin dhe po mbledh dëshmi për shkakun e përplasjes.

Related Articles