Crystal Palace ka ndalur serinë e fitoreve të Liverpoolit, duke e mundur me rezultat 2-1 në kuadër të javës së gjashtë në Premier League.
Palace nisi më mirë lojën dhe në minutën e nëntë, Sarri shënoi për 1-0. Liverpool arriti të barazojë në minutën e 87-të përmes Chiesas, por Palace nuk u dorëzua. Në minutën e 90+7’, Nketiah shënoi golin vendimtar për fitoren 2-1.
Pas kësaj, Liverpool mbetet lider me 15 pikë, ndërsa Palace është e dyta me 12 pikë.
Fitore të thellë ka shënuar edhe Manchester City, duke mundur Burnley-n me rezultat 5-1. Dy golat e parë për City u shënuan nga Esteve (autgol), ndërsa Haaland realizoi një dygolësh në minutat 90 dhe 90+3. Nunes shtoi një tjetër gol për ‘Qytetarët’, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Anthony. Me këtë fitore, Manchester City ngjitet në vendin e katërt me 10 pikë, ndërsa Burnley mbetet e parafundit me 4 pikë.
Ndërkohë, Brighton ka shokuar Chelsean, duke e mposhtur me rezultat 3-1 në Stamford Bridge.