Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili po merr pjesë në Maratonën “Prishtina 2025”.
Ismaili është parë duke vrapuar bashkë me pjesëmarrës të tjerë të kësaj maratone.
Kujtojmë se për shkak të Maratonës së Prishtinës, Policia ka njoftuar se disa rrugë do të jenë të bllokuara.