Një burrë gjendet pa shenja jete në Podujevë

Një burrë gjendet pa shenja jete në Podujevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se hetimet për vdekjen e viktimës janë duke vazhduar.

“Rreth orës 08:30,kemi pranuar informatën  se një person pa shenja jete në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë.  Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.

Related Articles