Ferizaj dhe Prishtina përballen në kuadër të xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë.
Pas një starti të mirë me dy fitore në dy xhirot e para, Ferizaj ka pësuar katër humbje radhazi.
Kësisoj ‘Ujqit’ me çdo kusht duan t’i japin fund serisë negative, por përballë kanë liderin Prishtinën.
Kryeqytetasit synojnë të vazhdojnë me fitore edhe në këtë përballje.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: Terziu, Marku, Neziri, Iljazi, Avdulli, Shabani, Ramusa, Jusufi, Nafiu, Haxhimusa, Peposhi.
Prishtina: Gjokaj, Bytyqi, Zeqiri, Boueye, Mamengi, Saletic, Limani, Namani, Muja, Taipi, Ilievski.