Policia: Burri që ra në bunar nuk është nxjerrë akoma

Policia: Burri që ra në bunar nuk është nxjerrë akoma

Një person ka rënë në një gropë ku po hapej një bunar në Lypeniq të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se thellësia ka qenë e madhe. 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të varrezave të fshatit rreth orës 14:00.

“Rreth orës 14:30 minuta, Policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Lybeniq, gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e një bunari, në afërsi të varrezave të fshatit, ka rënë një person”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se për gjendjen e viktimës nuk dihet asgjë pasi që ende nuk është nxjerrë nga gropa.

Related Articles