Nga 1 tetori nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në QMF-të e Prishtinës

Nga 1 tetori nisë vaksinimi kundër gripit sezonal në QMF-të e Prishtinës

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka njoftuar se nga 1 tetori do të fillojë vaksinimi kundër gripit sezonal.

Sipas njoftimit, ky shërbim mund të merret në QMF-të më të afërta ku ka njësi të vaksinimit.

Më tej bëhet e ditur edhe për dokumentet përkatëse që duhet pasur me vete për ta marrë këtë shërbim.

“Me vete duhet të keni letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes edhe për fëmijët e vegjël, për shkak të regjistrimit të të dhënave në sistem”, thuhet në njoftim.

Related Articles