Uran Ismaili shpërndan numrin e radhës të gazetës me thirrjen për ndryshim në Prishtinë

Uran Ismaili shpërndan numrin e radhës të gazetës me thirrjen për ndryshim në Prishtinë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili, ka shpërndarë numrin e gjashtë të gazetës javore “Koha për Prishtinën”, raporton Gazeta Enigma.

Ky numër mban titullin “Koha për Ndryshim”, ku fokusi është te problemi i mbeturinave dhe papastërtisë në kryeqytet.

Në editorialin e tij, Ismaili thekson se Prishtina ka nevojë për transparencë dhe për një kryetar që merr përgjegjësi, duke e përsëritur zotimin e tij: “90% e premtimeve të përmbushura ose s’kërkoj më votë!”

Në këtë edicion janë trajtuar gjithashtu zgjidhjet për disa prej lagjeve dhe fshatrave të kryeqytetit – Tophane, Muhaxherë, Kalabri, Matiçan, Ulpianë dhe Barilevë – ku paraqiten projektet konkrete dhe identifikuese që adresojnë nevojat e qytetarëve në këto zona.

Gazeta sjellë edhe një editorial nga arkitektja dhe urbanistja Eliza Hoxha, e cila flet për barazinë gjinore në qytet dhe nevojën për rrugë të ndriçuara, transport publik të qasshëm dhe hapësira gjithëpërfshirëse që u shërbejnë grave dhe vajzave.

Ashtu si çdo javë, lexuesit do të gjejnë edhe rubrikat e rregullta si fjalëkryqin, karikaturën dhe “Renderat e harruar”.

Numri i plotë i gazetës mund të lexohet online në: https://kohaperprishtinen.com/wp-content/uploads/2025/09/gazeta-javore-6.pdf

Related Articles