Kurti takon kongresistin Lawler, flet për rreziqet e ndikimit rus në Ballkan

Kurti takon kongresistin Lawler, flet për rreziqet e ndikimit rus në Ballkan

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kongresistin amerikan Mike Lawler, sipas një njoftimi të ZKM-së, raporton Gazeta Enigma.

“Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi kongresistin amerikan nga radhet e Partisë Republikane, Mike Lawler, njëherësh anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Po ashtu nga ZKM theksohet se është diskutuar për rreziqet dhe sfidat e ndikimit rus në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Diskutuan për mënyrat se si të thellohet partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë te bashkëpunimi ekonomik, investimet e huaja direkte dhe shkëmbimet tregtare, si dhe për rolin e rëndësishëm të diasporës sonë në këtë drejtim. Kryeministri Kurti e njoftoi kongresistin për zhvillimet e fundit në vend dhe progresin e arritur vitet e fundit në ekonomi, demokraci, siguri dhe sundimin e ligjit. Gjithashtu diskutuan edhe për rreziqet dhe sfidat e ndikimit rus në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor. Kongresmeni Lawler, në këtë takim, e informoi kryeministrin Kurti për vendimin e tij për t’iu bashkuar Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan.”

Related Articles